Aktualitet

Qëlloi me armë vëllain e tij për çështje pronësie, arrestohet 50-vjeçari në Fier

Shkruar nga Liberale

Qëlloi me armë vëllain e tij për çështje

Policia ka arrestuar 50-vjeçarin Shpëtim Konja, i cili qëlloi me armë në drejtim të vëllait të tij, Zarif Konja, ku fatmirësisht të shtënat nuk kanë prekur mbi të.

50-vjeçari akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Dy vëllezërit janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe sherri ka degraduar në përdorimin e armëve, pas një debate për motive pronësie.

Shënjestër është bërë një mjet i parkuar në anë të rrugës dhe tenda e një lavazhoje.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH