Aktualitet

Plas sherri në Shkodër, dy persona bëjnë për spital 33-vjeçarin

Shkruar nga Liberale

Plas sherri në Shkodër, dy persona bëjnë për spital

Një 33-vjeçar ka përfunduar me plagë në spitalin e Shkodrës pasditen e sotme.

Policia njofton se ky shtetas ka deklaruar se në fshatin Bleran, pas një konflikti të çastit, dy persona të paidentifikuar e kanë goditur me sende të forta, duke  i shkaktuar plagë në trup.

Grupoi hetimor po punon identifikimin dhe kapjen e 2 shtetasve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 12:10, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur i dëmtuar lehtë, shtetasi, 33 vjeç, banues në fshatin Bleran, i cili pretendon se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në rrugën ” Isa Jakupi” e kanë goditur me send të fortë, 2 shtetas të paidentifikuar.

Grupi hetimor vijon të punojë për identifikimin dhe kapjen e 2 shtetasve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH