Aktualitet

Pas largimit të Pirrro Vengut, Kreshnik Bajraktari emërohet drejtor i ri i Autoritetit Portual të Durrësit

Shkruar nga Liberale

Pas largimit të Pirrro Vengut, Kreshnik Bajraktari emërohet drejtor i

Kreshnik Bajraktari është emëruar drejtor i Autoritetit Portual të Durrësit, i cili deri më 30 korrik u mbajt nga Pirro Vengu.

Ky i fundit u emërua nga kryeministri Edi Rama si ministër i Financave dhe sot pas betimit tek presidenti Begaj, do të nisë punën në krye të këtij institucioni. 

Drejtori i ri i portit deri më tani ka mbajtur detyrën e këshilltarit pranë ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.

Ai ka mbaruar studimet e larta në universitetin Politeknik të Tiranës dhe është me origjinë nga Kukësi.

Emërimi i tij u bë ditën e djeshme kur u hap gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH