Në kuadër të operacionit të SPAK në Shkodër, ka rënë në pranga Mir Bruli, i cili ka lidhje miqësore me biznesmenin e arrestuar në kuadër të operacionit Metamorfoza, Pëllumb Gjoka.
Bëhet me dije se Bruli rezulton të ketë qenë pronar i një lokali 'Viluni Beach" në Velipojë që më pas u prish gjatë një aksioni të IKMT-së pasi rezultonte pa leje.
Theksojmë se SPAK ka lëshuar disa urdhër arreste për personazhe të botës së krimit në Tiranë, Vlorë, Fushë-Krujë, Shijak, Durrës, përfshirë edhe ish-deputetin e Partisë Socialiste Arben Ndoka, si biznesmenë.