Aktualitet

NGJARJA E DITËS/ Dhuna barbare ndaj tre shqiptarëve në Malin e Zi, nga “barbarët” e Ballkanit!

Shkruar nga Liberale
NGJARJA E DITËS/ Dhuna barbare ndaj tre shqiptarëve në Malin e

Tre të rinj shqiptarë janë rrahur barbarisht për shkak të etnisë ose ngaqë flisnin shqip. Ngjarja ndodhi në vendin fqinj, Mali i Zi, çka provon edhe një herë se sa të vështirë e kanë fqinjët tanë bashkjetesën pavarësisht investimit të perëndimit, mbi projektin e anëtarësimit të rajonit tonë në BE. Dyshimet e para flasin për serbë, por do të jenë hetimet ato që do të zbardhin të vërtetën. Fajtorët ose duhen të kapen dhe të dalin para drejtësisë ose e kundërta do të provojë se fqinjët tanë në veri, të cilët siç dihet kanë ardhur në trojet tona dhe njihen si pushtues territoresh, nuk janë të gatshëm për t'u bërë pjesë e Europë së bashkuar.

Ministri i Administratës Publike në Malin e Zi, Marash Dukaj ka dënuar dhunën e ushtruar nga ‘8 persona me uniformë’ ndaj tre shtetasve shqiptarë në Mal të Zi.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Dukaj u ka bërë thirrje organeve kompetente që të marrin masa në zbardhjen e ngjarjes dhe informimin e opinionit publik sa më shpejt të jetë e mundur për të gjitha detajet përkatëse.
Veprat kriminale nuk kryhen nga kombe apo institucione, por nga individë që kanë emër dhe mbiemër, prandaj është e nevojshme të identifikohen urgjentisht fajtorët, thotë Dukaj

Policia e shqiptare ka dhënë detaje në lidhje me dhunimin e tre të rinjve shqiptarë në Mal të Zi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Zelenika”, në afërsi të qytetit të Herceg Novit. Shtetasit shqiptarë kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit.

Të tre shtetasit shqiptarë janë paraqitur në Policinë lokale, në Herceg Novi, ku fillimisht janë trajtuar nga ana e mjekut ligjor, i cili ka konstatuar dëmtime të shkaktuara nga goditjet fizike.

Policia e Shtetit Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Mal të Zi, sqarojmë se: Sapo kanë marrë dijeni për këtë ngjarje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin dhe Drejtori i Departamentit për
Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në Policinë e Shtetit, kanë komunikuar menjëherë me homologët në Malin e Zi, për t’u njohur me rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe për t’iu ofruar ndihmë shtetasve shqiptarë. Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka komunikuar me ministra të qeverisë së Malit të Zi, për të marrë masa që autorët e kësaj ngjarjeje të kapen dhe të vihen përpara drejtësisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Zelenika”, në afërsi të qytetit të Herceg Novit. Shtetasit shqiptarë K. M., A. D. dhe D. K. kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit. Të tre shtetasit shqiptarë janë paraqitur në Policinë lokale, në Herceg Novi, ku fillimisht janë trajtuar nga ana e mjekut ligjor, i cili ka konstatuar dëmtime të shkaktuara nga goditjet fizike. Nga ana e Policisë malazeze iu është kërkuar shtetasve shqiptarë që të bënin kallëzim për ngjarjen, por fillimisht ata nuk kanë pranuar të bëjnë kallëzim. Pas interesimit të Ministrit të Brendshëm dhe të drejtuesve të Policisë së Shtetit, të tre shtetasit kanë pranuar të bëjnë kallëzim vetëm në prezencë të avokatit. Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi iu ka vënë në dispozicion avokat, shtetasve shqiptarë. Homologët malazezë i kanë siguruar drejtuesit e Policisë së Shtetit, se të tre shtetasve shqiptarë iu është ofruar ndihma dhe asistenca e nevojshme dhe se Policia po kryen hetime intensive për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, për të cilën, deri tani, janë shoqëruar disa shtetas. Tre shtetasve shqiptarë, pasi të bëjnë kallëzim, do t’iu vihen në dispozicion fotografi të autorëve të dyshuar, me qëllim identifikimin e tyre dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Policia e Shtetit është në kontakt të vazhdueshëm me homologët malazezë, për veprimet që po kryhen për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.”

Kryeministri i Malit të Zi: Identifikuam një autor

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajic, thotë se ngjarja ku tre të rinj nga Shqipëria u dhunuan barbarisht po hetohet me intensitet.
Një nga autorët siç njofton ai është identifikuar.
"Më vjen shumë keq për ngjarjet e sotme që ndodhën të ftuarit tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t'i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen që meritojnë. Një autor është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Së shpejti të gjitha informacionet do të bëhen të ditura për të tjerët."

Ambasada e Shqipërisë në Podgoricë: Po ndjekim nga afër ngjarjen

Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi, në reagimin e saj, bën me dije se që në momentin e parë që është informuar në lidhje me rastin, ka marrë në mbrojtje të rinjtë e dhunuar dhe po u ofron çdo shërbim të nevojshëm.

"Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi po ndjek nga afër ngjarjen e pasdites së sotme, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi. Që prej momentit të parë kur jemi njoftuar, jemi vënë në kontakt me shtetasit, i kemi marrë në mbrojtje dhe po i ofrojmë çdo shërbim të nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor.Një përfaqësues i ambasadës ka udhëtuar drejt zonës, ndërsa kemi kërkuar nga policia dhe autoritetet ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve. Shtetasit shqiptarë të asistuar nga ambasada kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze", njofton ambasada.

Ministri Balla bisedë telefonike me Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka falenderuar Kryeministrin e Malit të Zi Milojoko Spajic, i cili reagoi për rastin e dhunës ndaj tre shqiptarëve sot në Mal të Zi. Në njoftimin për shtyp ministria e Beendshme shkruan se të rinjtë shqiptarë u dhunuan nga persona me uniformë ushtarake.
"Më herët ministri Balla zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, Danilo Šaranović pas ngjarjes së ndodhur në zonën e Herceg Novit, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar nga tetë persona të veshur me uniforma ushtarake. Ministri Balla i ka kërkuar homologut të tij malazez informacion lidhur me ngjarjen, ndërsa ka falenderuar Policinë e Malit të Zi për reagimin e menjëhershëm", thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë së Brendshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH