Aktualitet

Protesta e opozitës/ Belind Këlliçi kërkon t’i ngjajë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky

Shkruar nga Liberale.al

Protesta e opozitës/ Belind Këlliçi kërkon t’i

Në këtë tubim mori pjesë edhe Belind Këlliçi, një nga mbështetësit më të afërt të Sali Berishës. Edhe pse në zgjedhjet e fundit në Tiranë Partia Demokratike pësoi një humbje të ndjeshme, duke zbritur nga 17 në 13 mandate, Këlliçi ishte i pranishëm në protestë.

Por ajo që ra më shumë në sy sot ishte veshja e tij. Këlliçi ishte veshur në një stil që ngjante me atë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky – me ngjyra ushtarake, sikur të ishte në një mision lufte.

Ironikisht, Zelensky ndodhej sot në Tiranë, krah kryeministrit Edi Rama dhe liderëve të tjerë europianë.

Liberale Newsroom

Meritokracia në Shqipëri, sa është duke e inkurajuar qeveria një të tillë?

  • 1. Shumë!
  • 2. Pak!
  • 3. Aspak!
SHQIPENGLISH