Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion mëngjesin e sotëm, në zbatim të masës “detyrim për paraqitje”. që është vendosur ndaj saj.
Theksojmë se Ajola Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Gjykata e Apelit të Posaçëm rëzoi kërkesën e Ajola Xoxës, e cila kërkonte rikthimin e celularit të sekuestruar.