Aktualitet

Miratohet me VOTAT e PS-së buxheti 2025, opozita voton kundër! Bien amendamentet e PD dhe PL

Shkruar nga Liberale

Miratohet me VOTAT e PS-së buxheti 2025, opozita voton kundër! Bien

Me 75 vota pro të mazhorancës dhe 24 kundër të opozitës, Kuvendi miratoi në tërësi buxhetin për vitin 2025

Pas një seance të gjatë diskutimesh dhe debatesh, mazhoranca socialiste rrëzoi të gjitha amendamentet e Partisë Demokratike dhe të Partisë së Lirisë.

Sipas PS këto amendamente u konsideruan të panevojshme, ndërsa ministri i Financave, Petrit Malaj tha se “këto amendamente do ta kthenin atë në një "buxhet piramidal".

825 miliardë lekë ose mbi 8 miliard euro do të jenë do të jenë në dispozicion të institucioneve për tu shpenzuar për shërbime shëndetësore, për paga, për skemat e mbështetjes të familjeve në nevojë, pensione, arsim, punësim, sigurinë, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë e deri tek shpenzimet për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Ministria e Shëndetësisë dhe e Mirëqënies Sociale, me pjesën më të madhe të buxhetit, do të ketë 80.7 miliardë lekë në dispozicion për të mbuluar të gjitha nevojat në çdo hallkë të sistemit shëndetësor, duke përfshirë nga pagat deri në rikonstruksionin e qendrave shëndetësore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH