Aktualitet

Makinat bëhen "copash" në rrugën e Arbrit, dy shoferët nisen drejt Traumës, 25-vjeçari në gjendje të rëndë (EMRAT)

Shkruar nga Liberale

Makinat bëhen "copash" në rrugën e Arbrit, dy

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Arbrit.

Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë duke u bërë copash.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë të Xibrit, teksa dy automjetet po qarkullonin në drejtime të ndryshme.

Përplasja es mjeteve ka qenë shumë e fortë saqë njëri nga automjetet është ndarë mëdysh.

Si pasojë e përplasjes dy drejtuesit e mjeteve Azem Guna 25 vjeç dhe Urim Kukeli 55 vjeç janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës, ku mësohet se 25 vjeçari është në gjendje të rëndë.Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH