Tonin Ndoj, babai i Amarildos, një prej të plagosurve nga të shtënat me armë zjarri në Laç, ka deklaruar se i biri nuk ka konflikte.
Ai u shpreh se ngjarjen e mësoi përmes mediave dhe se nuk ka qenë në dijeni të një konflikti të djalit të tij.
“Djali është në gjendje të rëndë, presim që të operohet. Kishte 5 minuta që pati dalë nga shtëpia, e ka kapur e pabëra kot. Ka hyrë me ndarë të tjerët, nuk ka pasur asnjë zënkë me asnjë. Nuk kam qenë në dijeni të asnjë sherri apo problemi që të ketë pasur. Ne e dëgjuam në televizor si ngjarje, më tha bashkëshortja paskan plagosur Aldon. Kaq dimë, asgjë më shumë. Djali ka qenë me Klevis Ndrecën. Në këto momente nuk kemi asgjë çfarë të themi, lutemi të na shpëtoj djali”, tha Tonin Ndoj.