Nga data 1 korrik 2025, ka hyrë zyrtarisht në fuqi marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës mes Shqipërisë dhe Italisë. Kjo u jep mundësi mbi 500 mijë shqiptarëve dhe rreth 4 mijë italianëve që kanë punuar në të dy vendet të përfitojnë pension të bashkërenduar.
Risia kryesore është bashkimi i viteve të punës, duke mundësuar pensionim edhe për ata që nuk i plotësojnë kushtet minimale në secilin vend veçmas (20 vite në Itali / 15 në Shqipëri). Aplikimet mund të bëhen pranë ISSH apo online në e-Albania.
Sipas autoriteteve italiane, kostoja për pensionet e shqiptarëve në Itali për vitin 2025 është 51.6 milionë euro, dhe pritet të arrijë 270 milionë euro deri në vitin 2032.
/S.B/Liberale.al/