Aktualitet

Kishin humbur gjatë eksplorimit në Karaburun, policia shpëton dy turistët kanadezë

Shkruar nga Liberale
Kishin humbur gjatë eksplorimit në Karaburun, policia shpëton dy

Policia Kufitare Dhërmi iu erdhi në ndihmë 2 turistëve kanadezë që kishin humbur rrugën në Karaburun.

Mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:00, salla operative e DVKM Vlorë është njoftuar se dy shtetas kanadezë, të ndarë nga grupi i tyre gjatë një ecjeje në zonën e Karaburunit, kishin humbur orientimin dhe nuk dinin të ktheheshin.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u organizuan shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, të cilët u nisën me mjet lundrues drejt Gjirit të Gramës.

Pas mbërritjes, efektivët e Policisë vijuan kërkimet në këmbë, në terrenin e vështirë malor dhe në kushte të errësirës, duke bërë të mundur, rreth orës 24:00, lokalizimin dhe gjetjen e dy turistëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore”, bëri me dije policia.

Turistët u shoqëruan në Gjirin e Gramës dhe iu bashkuan grupit të tyre, ndërsa falënderuan shërbimet e Policisë së Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH