Aktualitet

Katjel, minatori humb jetën në galeri/ Policia: “E zuri masivi i mineralit”

Shkruar nga Liberale.al

Katjel, minatori humb jetën në galeri/ Policia: “E zuri masivi i

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në minierën e kromit në fshatin Katjel, Prrenjas, ku ka humbur jetën minatori Sajmir Bego, 57 vjeç. Ai ishte edhe kryetar i sindikatës së minatorëve në zonë.

Sipas njoftimit të Policisë së Librazhdit, rreth orës 18:00 dyshohet se gjatë punës ka rrëshqitur një masiv minerali, i cili ka zënë dhe fatkeqësisht i ka marrë jetën 57-vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Liberale Newsroom

Meritokracia në Shqipëri, sa është duke e inkurajuar qeveria një të tillë?

  • 1. Shumë!
  • 2. Pak!
  • 3. Aspak!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH