Aktualitet

“Kam probleme me zemrën”, GJKKO pranon kërkesën e Erzen Breçanit për ekzaminim mjekësor

Shkruar nga Liberale

“Kam probleme me zemrën”, GJKKO pranon kërkesën e

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve të Erzen Breçanit, për të përcaktuar një ekspert mjeko-ligjor për gjendjen shëndetësore të ish-nën drejtorit të policisë së Tiranës.

Gjykata i dha kohë deri më datë 12 mars për të vlerësuar gjendjen e Breçanit.

Sipas avokatëve mbrojtës, për shkak të fobisë nga ambientet e mbyllura, ai ka shfaqur probleme me zemrën dhe qëndrimi në qeli mund t’i rrezikojë edhe jetën.

Për ketë ata kërkojnë një masë me të lehtë sigurie se ajo e arrestit në burg. Erzen Breçani u arrestua nëntorin e kaluar me akuzën e pastrimit të parave dhe përkrahje të autorit të krimit.

Erzen Breçani akuzohet bashkë me djalin e tij për përkrahje te autorit te krimit dhe pastrim parash. Emri i tij doli në pah pas “zbërthimit” të komunikimeve mes anëtarësh kriminal në aplikacionin SKYECC.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH