Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos sot feston 95-vjetorin e tij të lindjes, duke shënuar më shumë se tre dekada në krye të Kishës Orthodokse Autoqefale.
Zgjedhja e Anastasit në katedralen e Tiranës shënon gjithashtu ringjalljen kanonike të Kishës Ortodokse Shqiptare Autoqefale.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka uruar kryepeshkopin përmes një postimi në Facebook krah një fotografie.
“Me mirënjohje të thellë urojmë Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin Anastas sot, në përvjetorin e tij të 95-të! Lutemi që Perëndia t'i falë vite të shumta, të bekuara, plot hir e ndriçim në krye të Kishës sonë!”
Edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ndër të tjera i uroi shëndet për të vazhduar misionin në krye të Kishës dhe shprehu mirënjohje e falënderime për kontributet e çmuara në rindërtimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Gjithashtu, urime u përcollën nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputetë e ministra, kryetari i Komitetit Shteteror të Kulteve, Klodjan Bulku; Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo dhe drejtues të tjerë lokal; trupi diplomatik; personalitete të shquara të vendit nga fusha e artit, akademikë etj.
Nuk munguan urime të përzemërta edhe nga krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri dhe Këshilli Ndërfetar, si dhe krerë të Kishave të tjera Orthodhokse simotra në botë, p.sh. Patriarku i Rumanisë, Danieli etj.