Kryeministri Rama dhe Presidenti i Turqisë, Erdogan kanë inauguruar sot xhaminë e re të Namazgjasë. Besimtarë të shumtë ishin në pranishëm në xhami, e cila do të jetë më e madhja e Ballkanit.
Rama ishte i pari që mbajti fjalën gjatë ceremonisë, duke u shprehur se për të ishte "nder që xhamia të hynte e pastër në jetën e vendit tonë, si një objekt i munguar kulti në këtë vend."
Rama: Fort i nderuar dhe shumë i shtrenjti miku im Erdogan. Shumë e nderuar zonja Erdogan. Fort të nderuar kelrikë, miq dhe fort të rrespektuar besimtarë. Ja ku erdhi dita e çeljes së këtij tempullit të adhurimit të kroijuesit të botëve. Kaq i mirëpritur nga komuniteti mysliman për shumë arsye. Kjo faltore që frymon nga një besim univeral është trashëgimia e një populli të tërë, e cila mëshiron atë që profeti ka thënë për veten “Unë jam lutja e Ibrahimit, sihariqi i Isait dhe ëndrra e nënës time. Më 14 nëntor të vitit 2014, 10 vite më parë, fillesafillesnë e kësaj pune të bekuar në shërbim të komunitetit mysliman shqiptar e quajta si çlirimi i Namazgjasë.
Nuk e harroj dot se sa vullnet i mirë u dësh për ta pastruar truallin e Namazgjasë të përkthyer në një shesh pazari, të imponuar mbi hapësirën e lutjeve dhe nevojën e besimtarëve myslimanë për të pasur tempullin e tyre qendror në Tiranë njësoj si bashkëkombasit dhe vëllezërit e tyre të besimit katolik, ortodoks apo bektashi. Ka qenë për mua që në krye të herës çështje nderi dhe peshë e detyrës që xhamia e madhe të hynte e pastër në jetën e vendit tonë si një objekt i munguar kulti në këtë vend.
Për menaxhimin e xhamisë së ndërtuar si një kompleks multifunksional që do t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë, sikurse edhe turistëve, do të ngrihet një Fondacion, në krye të të cilit do të jetë imami i Xhamisë së Namazgjasë, Gazment Teqja në përbërje të të cilit mund të ketë edhe përfaqësues nga Turqia.