Përcillet sot për në banesën e fundit, publicisti dhe ish-zyrtari Artan Lame, i cili u nda nga jeta para kohe, në moshën 58- vjeçare, pas një ndërhyrjeje në zemër, në një spital në Mynih.
Homazhet në nderim të tij do të zhvillohen pranë Akademisë së Shkencave, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00.
Ai ndërroi jetë në një spital në Mynih, Gjermani, ku nuk mundi t’ia dalë pas një tjetër ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale në zemër.
Artan Lame ishte publicist, opinionist, studiues i dashuruar pas historisë shqiptare dhe pronar i një koleksioni të rallë të arkefakteve historike, por dhe aktivist për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.
Karriera e tij si zyrtar nisi si Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës e me pas nga 2000-2002 nënkryetar të Bashkisë së Tiranës.
Nga 2013 e deri në largimin në 2023 drejtoi ALUIZNIN e më pas Kadastrën.