Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 5 vjet burg, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Liberale

EMRI/ I dënuar me mbi 5 vjet burg, arrestohet 32-vjeçari në

Një 32-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim është kapur këtë të hënë nga policia në Tiranë.

I riu, Fatjon Mersini rezultonte i dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për dy vepra penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Catch 1”.

Si rezultat i operacionit, u kap dhe u ndalua shtetasi F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe me 6 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH