Sipas mediave malteze punëtori i cili mbeti i bllokuar nën rrënoja, fatkeqësisht u gjet i vdekur pasi një çati u shemb në Sliema të Maltës, herët gjatë ditës së sotme.
Më herët këtë mëngjes, policia malteze u informua për një incident ku u shemb një çati në një rezidencë në kryqëzimin St Ignatius, ku dy punëtorë po merreshin me punë ndërtimi.
Policia dhe një ekip mjekësor mbërritën në venddngjarje.
Dy punëtorët u identifikuan me kombësi shqiptare.
Një nga punëtorët arriti të dilte vetë dhe u dërgua në spital, për trajtim të mëtejshëm, por natyra e lëndimeve të tij ende nuk dihet.
Fatkeqësisht, punëtori tjetër u gjet i vdekur nën rrënoja.
/Liberale.al/