Aktualitet

FOTOLAJM/ Vizitorët çelin sezonin turistik në aeroportin e Gjirokastrës

Shkruar nga Liberale
FOTOLAJM/  Vizitorët çelin sezonin turistik në aeroportin e

Një grup turistësh të cilët fluturuan me aeroplan nga Italia çelën sezonin e ri turistik në aeroportin turistiko-sportiv të Gjirokastrës.

Grupi i përbërë nga pesë persona fluturuan direkt nga aeroporti i Barit në drejtim të Gjirokastrës duke qenë vizitorët e parë nga ajri për këtë sezon turistik në qytetin e gurtë. Pjesë e këtij grupi ishin sipërmarrës dhe ekspertë të turizmit të interesuar për tu njohur me qytetin dhe vendosur ura bashkëpunimi në sektorin turistik.

 “Për mua është hera e parë që ndodhem në Gjirokastër, fluturimi shkoi shumë mirë, është hera e parë që fluturoj me një aeroplan të tilla dhe gjithçka ishte e mrekullueshme, shpresoj që me sa pamë nga ajri Gjirokastra duket e veçantë, dëshiroj që vizita jonë të përfundoj me urimin për tu rikthyer sërish këtu”

 “Mendoj se qëndrimi në Gjirokastër është mjaft i këndshëm, një turist mund të vizitojë kështjellën e mrekullueshme, kulinaria tradicionale është fantastike, janë të gjitha mundësitë për ta bërë Gjirokastrën një stacion turistik shumë interesant për gjithë vizitorët”.

Prej fillimit të vitit qyteti i gurtë dhe rrethinat kanë mirëpritur rreth 30 mijë turistë kryesisht të huaj, të cilët preferojnë të njihen me historinë, traditat dhe vlerat natyrore të zonës së Gjirokastrës.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH