Aktualitet

FOTO E DITËS: Helikopterët "Black Hawk" fluturojnë për herë të parë me pilotë shqiptarë

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Helikopterët "Black Hawk" fluturojnë

Helikopterët e tipit Black Hawk UH-60A+, kanë fluturuar për herë të parë me pilotë shqiptarë.

Personeli i pilotëve të FA, teknikëve të bordit dhe atyre të mirëmbajtjes u certifikuan për kryerjen e detyrave në përfundim të fazës së parë të trajnimit nga instruktorët amerikanë të skuadrës SATMO.

8 pilotë dhe 8 specialistë mirëmbajtje janë kualifikuar në profilet teknik linje, motori, strukture, avionik etj. Ekipi amerikan SATMO, sipas kontratës do të kryejë avancimin e aftësive të pilotëve në modulet transport trupash, fast-rope, bumbi bucket, vinç, IFR, dhe natën me NVG.

N/Kolonel Ervin Buzi, ka kryer avancimin operacional për të kryer transport trupash përfshirë këtu menaxhimin e emergjencave si dhe fluturimin me instrumenta në kushte të vështira meteorologjike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH