Ish-bashkëshortja e Arben Ahmetaj, është paraqitur në SPAK këtë të martë.
Albina Mançka është thirrur edhe disa ditë më parë nga SPAK, e cila u përfaqësua nga avokati Ermir Beta përballë agjentëve të BKH.
E ndërsa ish-zv.kryeministri dhe ministri i Financave Arben Ahmetaj ndodhet në arrati, ish-gruaja e tij është paraqitur për të dëshmuar në SPAK.
Kujtojmë se sot Prokuroria e Posaçme i komunikoi akuzat ish-ministrit Arben Ahmetaj, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit për çështjen e inceneratorëve.
SPAK përfundoi hetimet ndaj ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj i dyshuar për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash, më 21 mars.
Prokurorët e posaçëm i komunikuan akuzat avokatit të Ahmetajt, Henrik Ligorit.