Një efektiv i burgjeve në Fier është dhunuar me sende të forta nga një person i paidentifikuar. Bëhet fjalë për policin Nazmi Doko, i cili ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.
Ngarja ka ndodhur më 30 prill 2024 dhe sipas informacioneve, 61-vjeçari është sulmuar nga një person i maskuar për motive ende të paqarta.
Policia dyshon se sulmi mund të ketë lidhje me detyrën e efektivit, por mbeten hetimet ato që do të zbardhin të plotë ngjarjen në fjalë.