I paraburgosuri Aurrel Sabriu ka ndërruar jetë ditën e sotme në Reanimacionin Qendror të QSUT-së.
Ai ishte shoqëruar në Spitalin Rajonal Korçë, pasi humbi ndjenjat në dhomën e tij pas takimit me të atin. Me rekomandim të mjekëve të spitalit, ai u transferua dhe u shtrua në Reanimacionin Qendror në QSUT për shkak të problemeve kardiake.
I paraburgosuri Aurrel Sabriu, nga Maliqi u arrestua në maj të këtij viti për dhunë në familje dhe ishte transferuar në IEVP Korçë nga Komisariati i Policisë Korçë.