Aktualitet

EMRI/ I hodhi tritol fasadës së një lokali, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i ngjarjes në Krujë

Shkruar nga Liberale

EMRI/ I hodhi tritol fasadës së një lokali, identifikohet dhe

Policia ka identifikuar autorin e vendosjes së një sasie tritoli në lokalin “Brazili i Vjetër”, në Fushë Krujë më 30 Janar.

Bëhet e ditur se autor i dyshuar është 41-vjeçari Mondi Topalli, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

“Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të dëmtimit me lëndë plasëse, të fasadës së lokalit të shtetasit B. T., në Fushë Krujë, kryer në orët e para të mëngjesit të datës 31 janar 2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e dyshuar të rastit, shtetasin M. T., 41 vjeç”, informojnë blutë.

Gjithashtu u procedua penalisht babai i 41-vjeçarit, pasi nga kontrolli në banesë, iu gjetën 1 armë gjahu dhe municion luftarak që mbaheshin pa leje.

“Për shtetasin G. T. nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”,- njofton policia. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH