Aktualitet

EMRAT/ Tre persona tentuan të kalonin lumin Osum me makinë dhe i mori rrjedha, shpëtohen nga zjarrfikësit

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ Tre persona tentuan të kalonin lumin Osum me makinë dhe i mori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Malinat në bashkinë e Poliçanit.

Mësohet se një automjet, tip "Ford Fuoristradë", me targa AA 357 LN, në përpjekje për të kaluar lumin midis fshatit Mbrakull dhe Malinat, ka ngecur në ujë.

Rrjedha e lumit e ka marrë fuoristradën përpara, duke e fundosur atë.

Shoferi i mjetit ka mundur të dalë nga makina dhe ka dalë me not në breg për të kërkuar ndihmë, ndërkohë që dy shtatasit e tjerë që udhëtonin me të në mjet: Ilir Ballolli,Taulant Bakushi, kanë mbetur të kapur mbi baxhanë e makinës.

Pas sinjalizimit të marrë për ngjarjen, në zonë kanë shkuar efektivë të shumtë të Repartit Zjarrëfikës të Beratit dhe efektivë të policisë,të cilët kanë bërë të mundur shpëtimin e jetës së banorëve të bllokuar në mes të rrjedhës së lumit Osum.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH