Një lajmi i trishtë vjen sot nga Kavaja, ku 18-vjeçarja Lorena Bërdufi është ndarë nga jeta. Lajmin e hidhur për shuarjen e saj nga jeta në lule të rinisë, e kanë dhënë familjarë e të afërt në rrjetet sociale, duke shprehur ngushëlime e tyre.
Lorena vuante nga zemra dhe shkaku i vdekjes së saj ka qenë një atak në zemër. Ajo vinte nga Kavaja dhe studionte në gjimnazin “Aleksandër Moisiu”, ndërsa ishte maturante në vitin e fundit.
E ndjera ka konkurruar në kompeticionin Miss Universe Albania 2023.
“Dua të plotësoj ëndrrën e familjes time”, u shpreh 18-vjeçarja në intervistën prezantuese të kompeticionit të bukurisë.