Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Raportohet se të shtunën një fëmijë 2 vjeçar ka konsumuar një sasi të vogël benzine në oborrin e shtëpisë.
I vogli është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kanë nisur hetimet pë zbardhjen e plotë të rastit.
"Komisariati i Vlorës referoi materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 09.11.2024, në spital është paraqitur i shoqëruar nga prindërit një shtetas i mitur 2-vjeçar, i cili dyshohet se nga pakujdesia ka konsumuar një sasi të vogël lëndë djegëse (benzinë) në oborrin e banesës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën", informoi sot policia.