Aktualitet

“Duart lart!”/ Qarkullonte me armë në automjet, i vihen prangat 31-vjeçarit në Tiranë, e pëson edhe drejtuesi i mjetit (PAMJE)

Shkruar nga Liberale

“Duart lart!”/ Qarkullonte me armë në automjet, i vihen

Një 31-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri në makinë është arrestuar nga policia. 

Gjatë kontrollit të një automjeti në urën e Babrroit, efektivët e policisë ndaluan mjetin me drejtues shtetasin F. B., 27 vjeç, dhe pasagjer E. M., 31 vjeç. Në pjesën e pasagjerit u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se mbahej nga E. M.

Në përfundim të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. M. për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, ndërsa drejtuesi i automjetit, F. B., u procedua penalisht për “Moskallëzim krimi”.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokusi”. Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.

Mbante armë zjarri pistoletë, kapet në flagrancë ndërkohë që qarkullonte në një automjet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Procedohet penalisht drejtuesi i automjetit, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen pistoleta me municion luftarak, automjeti dhe 2 celularë.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për 2 shtetas që lëviznin me armë zjarri në automjet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokusi”, si rezultat i të cilit u godit një rast i armëmbajtjes pa leje.

Gjatë operacionit, në urën e Babrroit, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin me drejtues shtetasin F. B. dhe pasagjer E. M. Gjatë kontrollit në automjetit, në derën e pasagjerit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi E. M. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua shtetasi E. M., 31 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. B., 27 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, të dy banues në Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH