Aktualitet

Dosja “Gërdeci”, mbahet në GJKKO seanca e radhës për ish-ministrin Mediu

Shkruar nga Liberale
Dosja “Gërdeci”, mbahet në GJKKO seanca e radhës

Mbahet sot seanca e radhës për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili është nën hetim për çështjen e Gërdecit. 

Mësohet se seanca do të nisë në orën 9:00. Kujtojmë se Mediu po hetohet për shpërdorim detyre në lidhje me vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve pas shpërthimit që ndodhi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008.

Herën e fundit zgjati rreth një orë seanca. Ish-ministri Fatmir Mediu, i pandehur për këtë çështjë, nuk pranoi që të pyetet nga prokurorët e SPAK, duke nënvizuar se do të përgjigjet në fund të procesit, pasi janë dëgjuar të gjitha palët e dëshmitarët.

Po Znj.Gjyqtare pranoj t`u përgjigjem çdo pyetje të prokurorëve  apo pyetjeve tuaja, por do ta bëj këtë në fund të këtij procesi, mbasi të jenë dëgjuar gjithë dëshmitarët e palëve dhe të jenë shqyrtuar të gjitha aktet dhe provat shkresore.“- tha Mediu në gjykatë.

Mediu u shpreh se nuk ka bëjë asnjë veprim të paligjshëm e se nuk ka asnjë provë që ta implikojë. Nga ana tjetër Mediu ka thënë për mediat pas mbarimit të seancës se me këtë gjyq po luhet me ndjenjat e familjarëve. 

Po luhet me ndjenjat e familjarëve në këto gjyqe dhe më bën përshtypje që hapen sa herë ka fushatë dhe nuk përfundojnë.“- tha ish-ministri. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH