Aktualitet

"Djali ishte pa punë", oficeri i Krimeve zbulon debatin që çoi në vrasjen e Pëllumb Metës nga fëmijët

Shkruar nga Liberale
"Djali ishte pa punë", oficeri i Krimeve zbulon debatin që

Detaje të tjera janë zbardhur nga krimi i rëndë në Durrës, ku Pëllumb Meta u vra nga fëmijët e tij, ngjarje kjo e cila tronditi opinionin publik.

Kjo pasi u raportua se ishte vajza e vogël e familjes, 19 vjeçe ajo që e kreu krimin makabër.

Alfred Lila oficer i Krimeve të Rënda tregoi në emisionin Review se si kishin mundur të arrinin tek djali madh i familjes, Hysen Meta si autor i vrasjes së babait të tij në Shënavlash të Durrësit.

Ai tha se në banesë u gjet një predhë nga arma e përdorur në krim që hodhi poshtë dëshminë e vajzës se krimi kishte ndodhur në kasollen e bagëtive.

Lila u shpreh se konflikti i ditës së krimit kishte nisur pas presioneve të vazhdueshme ndaj djalit që prej dy javësh ishte kthyer nga jashtë dhe ishte pa punë.

“Ka qenë rreth orës 15:00 kur është kryer krimi, arsyeja janë fyerjet, bullizoheshin shpesh nga babai, i vinte nën presion. Babai konfliktohej me djalin se ishte pa punë, kishte dy javë që kishte ardhur nga jashtë dhe ishte pa punë. Ky ka qenë konflikti i asaj dite, por sipas deklarimeve ata e kishin planifikuar me kohë vrasjen”, tha oficeri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH