Aktualitet

Babë e bijë plagosen nga rënia e skelës / Arrestohet inxhinieri dhe dy punëtorë

Shkruar nga Liberale

Babë e bijë plagosen nga rënia e skelës / Arrestohet

Policia e Tiranës ka arrestuar inxhinierin dhe dy punëtorë të pallatit në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku si pasojë e rrëzimit të skelës u dëmtuan dy kalimtarë.

Skela e pallatit në ndërtim u shemb mëngjesin e të hënës, duke lënë të plagosur babë e bijë, shtetasit Hysen Lavdari, 70-vjeç dhe Imelda Shkembi 45 vjeçe.


Ata u dërguan me urgjencë në spital, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.

Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH