Aktualitet

Autobusi në Durrës merr flakë në lëvizje, shoferi shpëton pasagjerët pa lëndime

Shkruar nga Liberale.al

Autobusi në Durrës merr flakë në lëvizje, shoferi

Një incident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të Durrësit, ku një autobus që bënte linjën Durrës–Plazh mori flakë gjatë lëvizjes. Për fat të mirë, shoferi i autobusit arriti të ndalonte mjetin në kohë dhe të nxirrte të gjithë pasagjerët jashtë, duke shmangur çdo lëndim. Në vendngjarje mbërritën shërbimet e zjarrfikësve, të cilët shuan flakët dhe parandaluan përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë zbardhur, dhe hetimet janë në zhvillim e sipër për të përcaktuar arsyen e këtij incidenti. Dëmet janë vetëm materiale dhe nuk ka pasur viktima apo të lënduar.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH