Arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës Florian Taçi. Ai akuzohet për mashtrim, falsifikim dokumentesh në bashkëpumim.
Mbrëmjen e djeshme policia ka ushtruar kontroll në zyrën e tij avokatore në Gjirokastër, ku ka sekuestruar dokumente të shumta që i shfrytëzonte Taçi, që kishin të bënin me të gjithë databazën e Kadastrës së Gjirokastrës, çka është shkelje e paprecedentë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan në flagrancë shtetasit 45 vjeç dhe 37 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumentet e disa pronave, duke përdorur vulën e një subjekti të palicencuar nga organet kompetente. “, njofton policia.