Aktualitet

“Arrest shtëpie”, ja ku ndodhet Ajola Xoxa pas vendimit të SPAK

Shkruar nga Liberale

“Arrest shtëpie”, ja ku ndodhet Ajola Xoxa pas vendimit të

Me kërkesë të SPAK është firmosur masë sigurie ‘arrest me burg’ ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa është vendosur masa e ‘arrestit në shtëpi’.

Por mësohet se bashkëshortja e Veliaj, Ajola Xoxa prej dy ditësh ndodhet në Itali. Sipas raportimeve të fundit, Ajola Xoxa ka shkuar në Itali për arsye shëndetësore.

Kujtojmë që në dhjetor Prokuroria e Posaçme sekuestroi  telefonin e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe ushtroi kontroll në ambientet e qendrës “Harabel” dhe të “Nan Gallery”, të themeluara prej saj.

Masa sigurie janë edhe për Gentian Sulën, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH