Një aksident i rëndë është regjistruar në Jonufër të Vlorës pasditen e sotme. Raportohet se një furgon është përplasur me një automjet tip Golf.
Si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesi i Golfit dhe pasagjeri.
Pasagjeri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është bllokuar brenda mjetit.
Është dashur ndërhyrja e kalimtarëve dhe policisë për ta nxjerrë nga automjeti.
Rruga ka qenë e bllokuar për disa minuta, ndërsa të dy të plagosurit janë transportuar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje pritet të mbërrijë grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.