Aktualitet

Aksident në Gjirokastër, shoferi gjerman përplas 38-vjeçaren

Shkruar nga Liberale

Aksident në Gjirokastër, shoferi gjerman përplas

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ku ka mbetur i plagosur një këmbësor. 

Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15 në vendin e quajtur “Plepat e Kardhiqit” kur një mjet tip “BMW” që drejtohej nga një një shtetas gjerman aksidentoi 38-vjeçaren me iniciale Z.I., banuese në fshatin Humelicë.

Ajo është dërguar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku është nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që 56-vjeçari është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH