Aktualitet

Aksident në Elbasan, 55-vjeçari në gjendje të RËNDË pas përplasjes nga makina. Shoferi ia mbathi nga vendngjarja

Shkruar nga Liberale

Aksident në Elbasan, 55-vjeçari në gjendje të

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Kcyk të njësisë Tregan, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Burime paraprake bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur një 55-vjeçar, banori zonës.

Mësohet se i plagosuri është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar drejt spitalit të Traumës për të marrë trajtim të specializuar.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa po punohet për identifikimin e tij.

Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH