Një vajzë 15-vjeçare shqiptare ka pësuar djegie të rënda në fytyrë dhe trup, si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit në banesën e saj në Neos Kosmos, Greqi.
Sipas medieve greke, ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa e mitura po ndihmonte nënën në përgatitjen e darkës.
Mjekët thanë se 15-vjeçarja ka marrë djegie të gradës së dytë dhe pritet t’i nënshtrohet disa ndërhyrjeve plastike kirurgjikale në ditët në vijim, me qëllim zvogëlimin e dëmeve në lëkurë.
Ndërkaq, autoritetet janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes dhe po shqyrtojnë mundësinë e një rrjedhjeje gazi që mund të ketë shkaktuar shpërthimin në banesë.