Aktualitet

Shqipëri-Ishujt Faroe/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që do bllokohen

Shkruar nga Liberale
Shqipëri-Ishujt Faroe/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave të sigurisë për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Ishujt Faroe, që do të luhet nesër, 20 nëntor në stadiumin “Air Albania” në 20:45, ndeshja e fundit e kualifikuesve për kampionatin europian.

Masat e marra nga Policia e Shtetit janë si më poshtë:

  • Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të futbollit të Ishujve Faroe, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;
  • Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të futbollit të Shqipërisë, në stadium;
  • Kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të futen tifozët;
  • Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;
  • Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;
  • Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH