Aktualitet

Sherri i mësueseve te “Çajupi” i kushton vendin e punës drejtoreshës

Shkruar nga Liberale
Sherri i mësueseve te “Çajupi” i kushton vendin e

Sherri tek gjimnazi “Andon Zako Çajupi”, ku u përfshinë dy mësuese, i ka kushtuar vendin e punës drejtoreshës së shkollës, Vojsava Kumbulla, pasi mësohet se ajo nuk do të jetë më në këtë pozicion. Mbetet e paqartë nëse Kumbulla është shkarkuar apo ka dhënë dorëheqjen.

Burime për Klan News, që citojnë mësues të shkollës, bëjnë me dije se ajo është shkarkuar dhe në vend të saj është caktuar nëndrejtoresha, e cila do të qëndrojë në këtë pozicion derisa të hapet konkursi për drejtuesin e ri të gjimnazit.

Një konflikt banal mes dy mësueseve të shkollës së mesme “Andon Zako Çajupi” rezultoi në 1 të arrestuar, 5 të proceduar dhe 1 në kërkim në Tiranë. Kjo ngjarje e rëndë pasi u konfirmua nga organet kompetente ka sjellë edhe reagimin e Zyrës Vendore Parauniversitar e cila vendosi për pezullimin nga puna e dy mësueseve, Domenika Toptani dhe Elida Qenami derisa ngjarja të zbardhet plotësisht.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH