Aktualitet

Sherr në një lokal, plagosen me thikë dy persona

Shkruar nga Liberale
Sherr në një lokal, plagosen me thikë dy persona

Rreth orës 17:10 në fshatin Bregas, Maliq ka ndodhur një sherr mes dy personave të cilët u plagosën dhe mbetë të lënduar.

Burime nga policia bëjnë me dije se ishte thjesht një konflikt çasti por sipas raportimeve situata ka agravuar dhre ka arritur në lëndime.

Gjatë konfliktit kanë mbetur të plagosur G.M rreth 35 vjeç, banues në Bregas dhe B.P, 40 vjeç i cili u transportua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi G. M., ka pasur dëmtime më të lehta trupore, dhe ku aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH