Aktualitet

Sherr mes dy familjeve në Tiranë, tre të plagosur në spital

               Publikuar në : 12:55 - 05/08/20 liberale

Ka degjeneruar në dhunë e përplasje fizike paraditen e sotme, sherri mes dy familjeve në Tiranë, duke përfunduar me plagosjen e tre personave dhe arrestimin e dy të tjerëve.

Policia bën me dije se ka ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti të ashpër mes dy familjeve, për motive pronësie.

“Shërbimet e Policisë në Komisariatin Nr. 4, pas njoftimit të marrë së në rrugën “Xhaferr Zelka” kishte një konflikt të ashpër për motive pronësie, mes dy familjeve, dhe se gjatë konfliktit ishin përdorur sende të forta, menjëherë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Shtetasi A. K. dhe fqinji i tij, shtetasi A. A. janë përfshirë në një konflikt të ashpër duke e goditur njëri-tjetrin me sende të forta dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar familjarët e tyre, shtetasi i mitur me iniciale Xh. K., shtetaset L. K. dhe T. A., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit në kohë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes këtyre familjeve. Shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. K., 39 vjeç dhe A. A., 47 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thueht në njoftimin e Policisë.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back