Aktualitet

Rrëzohen kërkesat për rinumërim të votave në Kosovë

Shkruar nga Liberale
Rrëzohen kërkesat për rinumërim të votave në

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë ankesat nga PDK-ja, LDK-ja e koalicioni Nisma-AKR-PD për rinumërim të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e 6 tetorit.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancën e mbajtur më datë 08.10.2019, ka shqyrtuar ankesat: Anr.350/2019, të paraqitur nga Subjektit Politik PDK, Anr.351/2019, e paraqitur nga Subjekti Politik LDK dhe Anr.353/2019, e paraqitur nga Koalicioni NISMA-AKR-PD, të datës 07.10.2019, me të cilën kanë kërkuar që të Urdhërohet KQZ-ja, që të bëjë rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve në të gjitha vendvotimet e Republikës së Kosovës dhe ka marrë vendim për te hedhur si te palejuara ankesat e larte theksuara”, thuhet në njoftim.

Tani janë numëruar të gjitha votat e rregullta nga këto zgjedhje dhe ka mbetur vetëm numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës.

Vetëvendosje kryeson me 25.48 për qind të votave apo 202 mijë e 968 vota. LDK-ja është e dyta me 24.82 për qind të votave apo 197 mijë e 702 vota. PDK-ja është e treta me 21.24 për qind apo 169 mijë e 211 vota.

Koalicioni AAK-PSD është subjekti i katërt me 11.57 për qind apo 92 mijë e 149 vota. Nisma-AKR-PD është në “teh” të pragut zgjedhor prej 5 për qind.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH