Aktualitet

Rrahën shqiptarin te ‘9-katëshet’, policia e Tiranës prangos dy të rinjtë holandezë

Shkruar nga Liberale
Rrahën shqiptarin te ‘9-katëshet’, policia e Tiranës

Dy tifozë holandezë të ekipit të Feyenoord u arrestuan një ditë pas finales së Konferencë Ligës që u zhvillua në Tiranë.

Ata janë arrestuar nga Policia e Tiranë, për incidentin e ndodhur më datë 24 maj, te zona e njohur si “9 katëshet”.

Një qytetar i Tiranës me inicialet A.G përfundoi në spital pas sherrit. Ai u pa i shtrirë në tokë, pasi ishte qëlluar me karrige në kokë nga tifozët holandezë, ndërsa sipas dëshmitarëve kishte qenë duke brohoritur “Roma”, “Roma” dhe kjo ishte arsyeja që e qëlluan holandezët.

Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë pas ngjarjes njoftoi sot se është “bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç, banues në Holandë”.

Të rinjtë holandezë akuzohen për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH