Politikë

Reagimi i parë i deputetit demokrat për Kuvendin ku foli për herë të parë vajza e Berishës, Argita

Shkruar nga Liberale
Reagimi i parë i deputetit demokrat për Kuvendin ku foli për

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas Kuvendit të thirrur sot paradite nga grupi i "Rithemelimi" i drejtuar nga Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Salinji thekson se "korrigjimet janë të pamjaftueshme, ndryshimet e thella më shumë se të domosdoshme."

Kujtojmë se ky është reagimi i parë i deputetit demokrat për Kuvendin ku foli për herë të parë vajza e Sali Berishës, Argita.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit

Opozita e ka jetike transformimin, rikonceptimin, ridimensionimin dhe qasjen ndryshe me qytetarët dhe vetveten! Korrigjimet janë të pamjaftueshme, ndryshimet e thella më shumë se të domosdoshme! Bashkimi mes vetes dhe hapja drejt shoqërisë është frymëmarrje jetike për opozitën sot!

Nevoja për ti hapur rrugën me meritë më të mirëve, profesionistëve me integritet, diasporës, të rinjve, shoqërisë!

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH