Aktualitet

Rama: Shqiptarët nuk kanë alternativë më të mirë se unë

Shkruar nga Liberale
Rama: Shqiptarët nuk kanë alternativë më të mirë

Kreyministri Edi Rama deklaroi nga Elbasani, ku mblodhi Grupin Parlamentar të PS-së, se shqiptarët s'kanë alternativë më të mirë se PS dhe vetë ai.

Ai ka thënë ndër të tjera se do të kërkojë një mandat të tretë, pasi ka akoma për të bërë.

"Shqiptarët e kanë të qartë për një kryeministër më të mirë. A jam unë kryeministri më i mirë? Po ju a jeni deputetët më të mirë? Shqiptarët nuk kanë sot një alternativë më të mirë se sa mua dhe ju.

Shumica e tyre nuk e diskuton, por kjo nuk më mjafton fare dhe atyre jo e jo që nuk ju mjafton. E pyes veten shpesh, po PS që sot përfaqësohet nga ne, por as s’ka lindur me ne dhe as do të vdesë me ne, mund të bëjë më shumë për vendin? Absolutisht! Dhe patjetër përderisa unë jam këtu dhe kam ndërmend të kërkoj një mandat tjetër. Mund të bëjë më shumë akoma. Ndryshe nuk do të kisha arsye themelore për të vazhduar", tha kryeministri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH