Aktualitet

Rama: Përballë kemi një konglomerat materialesh të konsumuara

Shkruar nga Liberale
Rama: Përballë kemi një konglomerat materialesh të

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Stadiumin “Air Albania” skuadrën e tij Tiranën, me të cilën do të shkojë drejt zgjedhjeve të 25 prillit.

Rama tha se janë ende shumë larg pikës për të lënë stafetën, ndërsa theksoi se përballë tyre, referuar opozitës, kanë një konglomerat materialesh të konsumuara të politikës në të shkuarën.

Sipas Ramës shumë prej këtyre eksponentëve kanë lënë gjurmë më shumë për keq në historinë e Shqipërisë.

"Në tërësi punët tona mbeten punë që janë në shërbim të përparimit të vendit dhe sot ky është pakrahasimisht më i përparuar se kur morëm detyrën.

Jemi ende larg asaj pike kur duam dhe mund të mbërrijmë për ta lënë stafetën tek të tjerë. Kemi përballë një skuadër që është një konglomerat materialesh të konsumuara të së shkuarës. Është e paimagjinueshme ta mendosh që Shqipëria të bjerë në duart e tyre që e kanë bërë historinë, e kanë lënë gjurmën, shumë më shumë për keq sesa për mirë.

Ndërkohë që ajo që sot i duhet vendit është vazhdimi me shumë energji dhe kurajo. Kemi bërë shumë, ka shumë për të bërë dhe ka shumë për të humbur vendi në këto zgjedhje. Beteja jonë është kaq e rëndësishme për vendin dhe të ardhmen", tha kryeministri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH