Aktualitet

Rama braktis votimin e rritjes së pagave të Administratës në Kuvend, Braçe replikë me ministren: Mos thuaj rritje por shpërndarje parash!

Shkruar nga Liberale
Rama braktis votimin e rritjes së pagave të Administratës në

Deputeti Socialist, Erion Braçe, është kundër pr/ligjit për rritjen e pagave të Administratës, i cili u votua sot me 97 vota pro dhe 2 kundër në Kuvend. Deputetët bashkuan votat, ndërkohë që kryeministri Rama dhe ish-kryeministri Berisha deklaruan votën kundër. Kryeministri Edi Rama duket se ishte kundër rritjes, por për të mos iu prishur qejfin deputetëve në momentin e votimit u largua nga salla.

Në replikë me ministren e Financave Delina Ibrahimaj, Braçe tha se pr/ligji që do të miratohet nuk sjellë reformë por “shpërndarje parash”. Sipas shpërndarjes ministrat dhe deputetët para se ë miratojnë projektligjin do ta marrin gjysmën.

“Dëgjova ministren që e quajti reformë vendimin e sotëm. Në fakt duhet bërë reformë. Por reformat kanë si qëllim produktivitetin por deri tani po marrim vendim për të shpërndarë para.”

Për Braçen reforma duhet të nisë tek administrata dhe rritja e pagës duhet të matet me eficencën dhe produktivitetin

“Ajo që na duhet është produktitviteti si tregues i efiçencës. Sot nuk e kemi këtë. Kemi një sistem rekrutimi  në administratë që bie shpesh nën presion, lëshon e lëshohet dhe degradon në klientelizëm, korrupsion, përcati, zvarritja e dështon të jetë konkurrues. Është koncepti i kulturës ’noj gjo tjetër përtej rrogës duhet me e marrë’. Duhet të ndryshojmë këtu. Rroga nuk mjafton. Duhet sistem i ri që të mbështetet fort tek produktiviteti dhe matet fort tek rezultatet”

Braçe kërkon dhe kufi për rrogat e drejtuesve të korporatave publike.

“Duhet kufi për rrogat e drejtuesve të korporatave publike”

Braçe është skeptik dhe nuk beson se ky vendim do të ndikojë tek sektori privat, që edhe ai të rrisë rrogën.

“Nuk besoj se sektori privat do të nxitet nga vendimi që marrim sot për të rritur rrogat e tij. Duhet të funksionojë politika fiskale. Lufta kundër evazionit fiskal duhet të jetë prioritare. Të besosh në ndërgjegjen e gjithkujt matanë që prioritet në biznesin e tij ka fitimin me norma të larta është utopi. Ajo që duhet bërë është kontrolli fiskal mbi gjithë-secilin prej tyre. Këto të dyja bashkë mund ta bëjnë këtë politikë të funksionojë e të na mbajë betejën për të mbajtur punëtorët këtu. Më të mirët më të zotët”

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH