Aktualitet

Rama: 3791 aplikime në një muaj për panelet diellore

Shkruar nga Liberale
Rama: 3791 aplikime në një muaj për panelet diellore

Prej 1 nëntorit qytetarët kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar subvencion në masën 70 % për instalimin e paneleve me ngrohje diellore. Skema për nxitjen e përdorimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit nga klientët familjarë, synon reduktimin e konsumit të energjisë elektrike.

Kryeministri Edi Rama shprehet se projekti i paneleve diellore po ecën me ritme të mira, për të mbështetur kryesisht konsumatorët familjarë. 3791 aplikime ka pasur në një muaj për projektin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit në shtëpi.

“Po ecën me ritme të mira projekti i paneleve diellore për ngrohjen e ujit për të mbështetur kryesisht konsumatorët familjarë.

Prej 1 Nëntorit ka nisur aplikimi i qytetarëve për këtë skemë, kosto e cila do të subvencionohet në masën 70% nga Qeveria.

Japim garancinë se do të vazhdojmë të mbështesim dhe të mbrojmë konsumatorin shqiptar në këtë situatë krize energjie globale”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH